AKTUALITET, 11 Nëntor 2019, 14:59

Shkrumbohet automjeti në autostradën Tiranë-Durrës, dyshimet e policisë

Shkrumbohet automjeti në autostradën Tiranë-Durrës, dyshimet

Një automjet është shkrumbuar totalisht në autostradën Tiranë-Durrës, por fatmirësisht asnjë person nuk ka mbetur i lënduar.

Ngjarja në fjalë ka ndodhur në Maminas. Policia ka dyshime që zjarri të jetë shkaktuar nga një defekt elektrik.

Aktualisht në vendin e ngjarjes ndodhen forca të policisë.