AKTUALITET, 14 Dhjetor 2020, 13:33

Shkon për t’u kuruar nga mjeku që shëroi Berluskonin, shqiptari me COVID futet ilegalisht në Itali

Shkon për t’u kuruar nga mjeku që shëroi Berluskonin,


Në të gjithë këtë situatë pandemike ku shumica e vendeve kanë vendosur një numër masash kufizuese, një shqiptar ka mundur që të kalojë në vendin fqinj Itali i infektuar me Covid.

Mediat italiane bëjnë  me dije se shqiptari N.S rreth 50 vjeç ka kaluar në Itali lehtësisht pa bërë asnjë kontroll dhe pse ishte i infektuar me COVID-19 për t’u kuruar nga mjeku që shëroi ish-kryeministrin Silvio Berluskon.

50 vjeçari shqiptar kishte rreth 10 ditë me simptomat e COVID-19 dhe vendosi të shkojë në Itali duke kaluar të gjitha barrierat e sigurisë dhe kontrolleve edhe pse ishte i infektuar.

Sipas mediave italiane, ai kërkonte mjekun Alberto Zangrillo, profesori i famshëm që shëroi Berluskonin që kaloi po ashtu COVID-19.

Shqiptari ka mbërritur më 11 dhjetor shqiptari në një spital në Milano dhe stafi e pranoi për trajtim. Në Itali ky rast ka bërë të ngrihet alarmi pasi shqiptari edhe pse i infektuar me COVID-19 fluturoi normalisht nga Shqipëria në Itali, pa paralajmërim të autoriteteve, pa tampon, teksa afër kishte një numër të caktuar pasagjerësh në aeroplan, kontrollorë apo dhe shoferin e taksisë