AKTUALITET, 28 Mars 2020, 22:42

Shkon në 91 numri i të prekurve në Kosovë, konfirmohet një tjetër rast pozitiv

Shkon në 91 numri i të prekurve në Kosovë, konfirmohet

Ka shkuar në 91 numri i personave të prekur nga koronavirusi në Kosovë, ndërsa një rast i ri është konfirmuar mbrëmjen e sotme.

Laboratori i Mikrobiologjisë Molekulare në IKSHPK sot në mbrëmje ka testuar edhe tetë mostra, prej të cilave një ka rezultuar pozitiv.

Rasti pozitiv është me vendbanim në Prishtinë.