AKTUALITET, 28 Mars 2020, 21:40

Rekord viktimash/ Spanja në një linjë me Italinë në 24 orët e fundit, 72 mijë të prekur në total

Rekord viktimash/ Spanja në një linjë me Italinë në 24

Spanja ka regjistruar sot një rekord të zi viktimash nga koronavirusi teksa 832 persona ndërruan jetë vetëm 24 orët e fundit.

Siç ishte paralajmëruar Spanja, tashmë ka intensitetin e Italisë,persa i përket viktimave . Ne 24 orët e fundit, 889 persona kane ndërruar jetë ne Itali ,një shifër e afërt me atë të Spanjës.

Persa i përket të prekurve, Spanja regjistroi tetë mijë më shumë sot po aq sa Italia duke e çuar në 72 mijë persona të prekur totalin.