TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Nënkryetari i Partisë Demokratike, Edi Paloka, ka reaguar pas deklaratës së ministres së Mbrojtjes, Olta Xhaçka, e cila i mohoi akuzat e PD-së në lidhje me paracaktimin e kompanisë fituese të tenderit të ushqimeve në vlerën e 1.5 milionë dollarëve..
Në një reagim në rrjetet sociale, Paloka shkruan se Xhaçka nuk ka asnjë shpjegim për tenderin e paracaktuar dhe nuk i ka dhënë asnjë përgjigje pyetjeve të bëra në drejtim të saj.
Po ashtu ish-deputeti ka publikuar dhe një ekstrat nga QKR ku shihet dhe data që kompania “EUROVIA” ka bërë ndryshimet dhe ka shtuar tregtimin e mallrave ushqimore.
“Propagandë, propagandë, propagandë. Asnjë shpjegim nga Olta Xhaçka për tenderin e paracaktuar të ushqimeve. Asnjë përgjigje për pyetjet më të thjeshta të mundshme: Pse tenderi iu dha një kompanie kompjuterash? Si u informua Olta Xhaçka që kompania e kompjuterave 6 ditë para tenderit ishte regjistruar dhe si kompani ushqimesh? Pse tenderi për rezervat e shtetit u vonua gati një muaj nga shpërthimi i epidemisë?
Olta Xhaçka ua ka këtë borxh shqiptarëve. Ajo nuk mund të “trimërohet” nga mungesa e veprimeve të deritanishme të SPAK. Hartimet propagandistike janë të pavlera. Në çdo vend të botës, me drejtësi të pavarur dhe në shërbim të qytetarëve, sot Olta Xhacka nuk do të ishte në zyrë duke shkruar hartime apo duke i dhënë tendera shokëve të burrit, por do të ishte shkarkuar dhe nën hetim!”, shkruan Paloka.
