AKTUALITET, 30 Mars 2019, 11:40

Shkodra si Palermo, në 1 vit 9 të vrarë dhe 2 të zhdukur

Shkodra si Palermo, në 1 vit 9 të vrarë dhe 2 të zhdukur

Qyteti i Shkodrës u trondit sërish këtë mengjës dhe duket se nuk po gjen qetësi. Dy vëllezërit Astrit dhe Brahim Bilali, mbetën viktima të një atentati të ndodhur para shtëpisë së tyre.

Kjo ngjarje vjen vetëm 10 ditë pas atentatit që i mori jetën Ferdinand Polisë, biznesmenit të njohur të bujtinave në Theth. Ende pa u mbyllur hetimet për këtë vrasje, Shkodra u trondit sërish sot paradite, ku të shtënat e armës u dëgjuan në “Kiras”, dhe mbi 10 plumba kallashnikovi iu morën jetën dy vëllezërve. Por qyteti verior gjatë vitit që shkoi u përfshi nga një sëri ngjarjesh kriminale, ku për disa muaj nuk gjeti qetësi dhe u bë objekt debatesh për politikën e Tiranës.

Ngjarjet kriminale në Shkodër vitin e fundit

Në 18 qershor u vra biznesmeni Mehdi Kavaja

Në 15 korrik u vranë ish-polici Boran Bërcana dhe bashkëjetuesja e tij Silvi Ndoci

Në 10 gusht u vra Fatbardh Lici, kunati i biznesmenit Lulzim Kulla

Në 23 gusht u zhduk Agron Mollaj dhe Gëzim Hysa, dajë dhe nip

Në 27 gusht u vra Prendush Fusha

Në 1 shtator u vra biznesmeni Arjan Ferracaku

Në 14 nëntor u vra Fatos Ferracaku, tregtar peshku kushëriri i Arjanit

Në 20 mars 2019, ekzekutohet biznesmeni Ferdinand Polia

30 mars 2019, vritet Astrit Bilali dhe Brahim Bilali

http://www.tpz.al/2019/03/30/foto-keto-jane-2-viktimat-dhe-vendi-ku-i-vrane-babai-dhe-xhaxhai-i-kampionit-te-boksit/

http://www.tpz.al/2019/03/30/shkoder-vritet-babai-i-astmer-bilalit-pjese-e-grupit-bajri/