TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Gazetari investigativ Artan Hoxha, ka komentuar ngjarjen e rëndë që ka ndodhur mëngjesin e sotëm në Shkodër ku kanë mbetur të vrarë 2 vëllezërit Bilali, Astrit dhe Ibrahim.
Në një reagim në rrjetet sociale, Hoxha thotë se kjo është kronikë e një vrasjeje të paralajmëruar dhe se zinxhiri drejtues i Policisë në Shkodër duhet të dorëhiqet pasi nuk ka zbardhur asnjë nga vrasjet që ka ndodhur në këtë qytet, në harkun kohor të më pak se 1 viti.
Reagimi i plotë:
Kambanat rane per ata qe s’kane vesh!!!!
Ekzekutohen vellezerit Ibrahim dhe Astrit Bilali. Viktimat numer 10 dhe 11 te nje seriali vrasjesh qe nisi vetem 8 muaj me pare, me 15 korrik 2018, kur para pallatit ku banonin u ekzekutuan ish-polici Boran Bercana dhe bashkejetuesja e tij, Silvi Ndoci qe mbante ne preher foshnjen e saj.
Kambanat e alarmit rane per ata qe nuk kane vesh, dhe kur ske vesh bilanci dihet…
Kjo e sotmja eshte thjeshte kronika e nje vrasje te paralajmeruar…
Policis e Shkodres, qe eshte kthyer ne ndermarrje funerale, pasi vetem mbledh kufoma rrugeve te qytetit, deklaron se autoret jane te panjohur dhe kane ikur ne drejtim te paditur…
Vetem 8 muaj, 11 viktima, asnje vrasje e zbuluar, asnje emer autori, asnje vrases ne burg. Zinxhiri komandues i policise se Shkodres, nese nuk kujtohet kush tu largoje nga detyra, behuni burra jepni doreheqjen se me keq se kaq nuk ka ku shkon.
Ne te vertete gjithe Shkodra e di kush jane vrasesit dhe ne cfare drejtimi kane ikur, madje dhe ne cfare shtepie jane duke ndjekur lajmet mbi vrasjen ne tv.
