AKTUALITET, 13 Dhjetor 2018, 10:02

Protesta, policia rrethon Kuvendin/ FOTO

Studentë dhe gjimnazistë janë nisur drejt Kuvendit për të protestuar për degradimin e arsimit në Shqipëri.

Në ditën e dhjetë të protestës, të rinjtë kanë vendosur të zhvendosen në institucionin ku merren vendimet për të gjithë shqiptarët.

Ndërkohë, Policia e Shtetit ka marrë masat për të rrethuar godinën e Kuvendit. Një numër i konsiderueshëm efektivësh janë vendosur në terren.

Përgjatë këtyre ditëve, studentët dhe gjimnazistët kanë realizuar një protestë paqësore dhe larg incidenteve.