AKTUALITET, 10 Qershor 2021, 22:19

Shkarkimi i Metës/ Mustafa Nano: Do të doja që Gjykata Kushtetuese të dilte kundër mazhorancës!

Shkarkimi i Metës/ Mustafa Nano: Do të doja që Gjykata


Mustafa Nano, i ftuar në emisionin "Të Paekspozuarit" në MCN TV, ka komentuar shkarkimin e Presidentit Meta nga Kuvendi i Shqipërisë.

Nano tha se do të preferonte, që Gjykata Kushtetuese të dilte kundër mazhorancës dhe të mos e shkarkonte Metën, sepse kjo do të ishte sinjal që reforma në drejtësi po funksionon.

"Do të doja shumë që Gjykata Kushtetuese, të gjente motive dhe arsye për të dalë kundër kësaj mazharonce. Do të ishte alamet akti, që do ti shërbente vendit", tha Nano.

Nano foli edhe për rolin e ndërkombëtarëve në këtë proces dhe deklaroi se Rama nuk do ta ndërmerrte nismën e shkarkimit të Presidentit, nëse nuk do të kishte patur një lloj përplasje mes Metës dhe ndërkombëtarëve.

"Pres një lloj aktivizimi anti-Meta të ndërkombëtarëve. Amerikanët mund ta shpallin non-grata. Nëse nuk do të kishim këtë animozitet midis amerikanëve dhe Metës, Rama nuk do ta ndërmërrte këtë nismë.

Por, disa gjëra duhet të bëhen edhe kur ke mundësi. Kjo mundësi nuk do të vijë më, sepse duhen edhe votat, kjo është një arsyet që nuk më pëlqen, që ky parlament anormal, vendos një precedent.

Lidhur me arsyetimin, për amerikanët, është në listën e akuzave që parlamenti i ka bërë Presidentit, që ka dëmtuar marrëdhëniet me amerikën. Nuk mendoj se duhet vënë kjo, është problem politik, por është opinion. Nuk duhej futur fare", deklaroi Nano.

/TPZ.al/