AKTUALITET, 10 Qershor 2021, 19:37

Makina përplaset me pemën, ndahet në dysh. Plagoset drejtuesja dhe kalimtarja

Makina përplaset me pemën, ndahet në dysh. Plagoset drejtuesja

Një ngjarje e rëndë është regjistruar sot në Tiranë, ku një makinë i ka rënë një pemë dhe kjo e fundit është rrëzuar duke e zënë poshtë mjetin.

Ngjarja ndodhi në rrugën "Xhanfize Keko". Brenda makinës ka qenë një vajzë, e cila ka mbetur e plagosur. Kjo e fundit është transportuar me urgjencë në spital, ndërsa nuk dihet ende gjendja e saj shëndetësore. Po ashtu bëhet e ditur se e lënduar ka mbetur edhe një kalimtare e rastit.

Mësohet se pema ka qenë në anë të rrugës. Nga të dhënat paraprake mësohet se mjeti tip ‘Benz’ ecte me shpejtësi, ndërsa nga rënia e pemës është ndarë në dysh.