TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Kandidati për kryetar të Partisë Demokratike, Agron Shehaj e ka shmangur çështjen e shpalljes “non grata” nga SHBA të ish-kryeministrit Sali Berisha. Në studion e “Opinion”, Shehaj tha se kishte vendosur të mos shprehej për këtë temë. I pyetur nëse kjo çështje e dëmtonte PD-në nëse nuk do të kishte një qëndrim të qartë, ai tha se kjo nuk do të kishte ndikim.
“Kam një mendim, por kam preferuar të mos flas për vendimin politik të SHBA për Berishën. Nuk ndikon në ardhjen në pushtet të PD-së” – tha ai duke u shprehur se PD i humbi zgjedhjet.
“Partia Demokratike nuk është në pushtet, kjo është një humbje. Por nuk duhet të diskutohet kjo, duhet të flasim për PD-në tani, si mund ta përmirësojmë këtë”, – tha ai.
“PD gaboi me djegien e mandateve dhe vendimin për të mos hyrë në zgjedhjet lokale” – tha ai.