TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Në emisionin "Të Paekspozuarit" në MCN TV, është diskutuar shkarkimi i Presidentit Meta nga Kuvendi i Shqipërisë.
Pyetjes, a ka raste të ngjashme në botë, kur një president të shkarkohet për shkak të deklaratave të tij, i'u përgjigjën dy ekspertët konstitucionalist, Jordan Daci dhe Erind Mërkuri.
Erind Merkuri: Vetëm një rast është, rasti i Indonezisë, kur presidenti kërcënoi se do të shpërndante parlamentin. Në Evropë, nuk ka raste, nuk ka patur procedurë shkarkimi.
Jordan Daci: Vendimi i parlamentit është politik, me pasoja juridike, vihet në lëvizje Gjykata Kushtetuese. Nuk kisha dilemë që parlamenti do ta miratonte, sepse kur e thotë sulltani, ata ngrenë duart dhe këmbët. Praktikisht, a ka shkelje apo jo? Asnjë president në botë nuk shkarkohet për deklaratë. Nuk është trajtuar ndonjëherë në legjislacionin tonë, se cfarë është shkelje Kushtetuese. Presidenti nuk mban asnjë përgjegjësi për veprimet që bën. E vetmja pasojë, është që mund të përbëjë shkak për shkarkim. Vetë logjika e shkarkimit, kur kemi shkelje të rëndë, do të ishte e dukshme, sa çdo qytetar do ta kuptonte. Përshembull, një fyerje e rëndë e flamurit, të simboleve, vepër të turpshme në publik, etj.
Eksperti Erind Mërkuri ka marrë pjesë edhe në Komisionin Hetimor për Shkarkimin e Metës, ku dha disa shembuj të rasteve të shkarkimeve të krerëve të shtetit në vende të ndryshme të botës.
Erind Mërkuri: Unë u ngarkova nga komisioni si ekspert ligjor, për dhënien e informacionit mbi studimet në rastet e procedurave të shkarkimeve kundër presidentit të Republikës. Nuk ishte të vlerësonim veprimet e zotit Meta, por precedent se cfarë ka ndodhur në vende të tjera. Procedurat kundër kryetarëve të shtetit, ka ndër vite, por pjesa më e madhe e tyre janë procedura parlamentare. Vendet e Amerikës Latine që kanë plot raste, ndjekin modelin amerikan, dhoma e ulët ngre akuzën dhe senati shqyrton. Problematika është kjo, nuk lënë me shkrim përse vendosën pro ose kundër. Na mungon arsyetimi juridik. Ka vende të tjera që fusin systemin e drejtësisë, por procedurat janë mjaft të rrallla. Rastet që afrohen më shumë, janë rasti i Gjykatës Kushtetuese të Kosovës, Fatmir Sejdiu. Në atë rast, presidenti ishte edhe kryetar partie. Kjo u cilësua si cënim i unitetit të popullit. Rasti tjetër është i 2004, në Korenë e Jugut, ku Presidenti kishte në dy deklarata për shtyp, ishte shprehur në favor të partisë nga vinte. Nuk u cilësua si shjelje e rëndë që të justifikonte shkarkimin.
Jordan Daci: Presidenti jonë është më i ngjashëm me të Kroacisë, pak me Slloveninë, Italinë. Me Kosovën ka dallime thelbësore. Përpara se të mërrim rastet duhet të gjejmë modelet që i përshtaten. Koreja e Jugut nuk përshtatet fare me traditën tonë dhe sistemin tonë. Rasti i Kosovës është rast i kundërt, sepse ai ishte kryetar i partisë. Rastet në botë janë rreth 17 dhe janë raste ekstreme, periudha historike që janë karakterizuar nga rrethana të ndryshme. Mendoj se asnjë nga këto modele nuk i përshtatet situatës tonë. Ata kanë patur gjykatë kushtetuese, gjyqësor, opozitë. Në rastin e Shqipërisë, Meta është akuzuar se ka përkrahur opozitën. Popullsia jonë përfaqësohet gjysma në qeveri dhe pjesa tjetër që nuk përfaqësohet fare. Unitet do të thotë që shoqëria të veprojë si një e tërë. Nëse gjysmën e popullsisë nuk e quan që ekziston, nëse presidenti i jep zë kësaj pjesë, nuk mund ta quash shkelje. Presidenti ka qenë zëri i një pakice. Normat kushtetuese nuk kanë vlerë nëse i interpreton teorikisht. Presidenti mund të jetë në të njëjtin rast gabim dhe me rrethana të tjera, drejt. Është e gjitha një interpretim.
/TPZ.al/