AKTUALITET, 10 Qershor 2021, 21:57

Arjan Çani: Fat i keq i Metës, që opozita i'a la gjithçka të gjatit, ai i gllabëroi...

Arjan Çani: Fat i keq i Metës, që opozita i'a la


Arjan Çani, i ftuar në emisionin "Të Paekspozuarit" në MCN TV, ka komentuar shkarkimin e Presidentit Meta, nga Kuvendi i Shqipërisë.

"Është fat i keq i Metës, që Rama kapi mandatin e tretë. Po të fitonte Basha do të bënte një mandat të dytë si President.

Janë gabime të njëpasnjëshme, cfarë mbjellë do të korrësh.

Sikur Basha të mos braktiste parlamentin, do të shkarkohej sot Meta? Sigurisht jo. Ja lanë në dorë të gjatit, ai tha, seriozisht e keni? I mori i gllabëroi të gjitha. Unë të isha, do bëja shumë më keq se i gjati.

Politikisht, Meta riskoi fort, u bë palë, e nxorri të gijthë instiktin e tij, cfarë nuk bëri, bërtiste për sfurqe, do të më vrasin amerikanët, pra nuk i vuri frena vetes. Por, prapë them mund të mos shkarkohet për kaq.

Por mos harroni, e ka nervozuar disa herë Ramën, e detyroi të ishte ministër i jashtëm, nuk dekretoi Gent Cakën", tha Çani.

/TPZ.al/