AKTUALITET, 11 Qershor 2019, 10:28

Shkarkimi i Metës, ja vendimet që u morën në mbledhjen e kryetarëve të grupeve

Shkarkimi i Metës, ja vendimet që u morën në mbledhjen e


Konferenca e Kryetarëve ka miratuar sot kërkesën e PS për debat të enjten në Kuvend lidhur me dekretin e Ilir Metës i cili shfuqizoi 30 qershorin si datë për zgjedhjet vendore.

Debati për dekretin është pika e parë e rendit të ditës.

170 minuta do të jenë në dispozicion të maxhorancës dhe 130 minuta nga grupet parlamentare të “opozitës së re”.

Ndërkohë në rendin e ditës do të jetë edhe kërkesa për mocionin ndaj Presidentit Ilir Meta ndaj të cilit është marrë një nismë e mbledhjes së firmave për shkarkimin e tij nga detyra. Burime bëjnë me dije se kërkesa është miratuar me konsensusin e të gjitha palëve që merrnin pjesë në këtë mbledhje.

Në kërkesën e firmosur nga kryetari i grupit të PS-së, Taulant Balla, drejtuar Kuvendit, theksohet se akti i Presidentit është i pavlefshëm, i paprecedentë dhe në kundërshtim me Kushtetutën, pasi sipas tij synon të pengojë shqiptarët që të zgjedhin përfaqësuesit e tyre në pushtetin vendor.