AKTUALITET, 11 Qershor 2019, 08:37

Pas Kryesisë, PD mbledh sot Këshillit Kombëtar, ja çfarë është planifikuar

Pas Kryesisë, PD mbledh sot Këshillit Kombëtar, ja


Pas mbledhjes së djeshme të Kryesisë, Partia Demokratike vendosi t’i propozojë Këshillit Kombëtar krijimin e Aleancës Qytetare për Mbrojtjen e Demokracisë në 61 bashkitë e vendit.

Selia blu pa humbur kohë ka vendosur të thërrasë këtë të martë mbledhjen e Këshillit Kombëtar në orën 18:00 për të diskutuar thellësisht mbi aksionet e radhës së opozitës, e cila ka theksuar se largimi i kryeministrit Edi Rama është kushti i panegociueshëm

Sipas PD-së, Aleanca Qytetare do të synojë bashkimin intelektual dhe qytetar, me qëllim ndërgjegjësimin mbarëkombëtar për rrezikun që i kanoset rendit demokratik.

“Kryesia e Partisë Demokratike vendosi që t’i propozojë Këshillit Kombëtar të PDSH-së, angazhimin e strukturave të Partisë Demokratike dhe të Opozitës së Bashkuar në 61 Bashkitë e vendit për krijimin e Aleancës Qytetare për Mbrojtjen e Demokracisë.

Kjo Aleancë do të krijohet si bashkim qytetar dhe intelektual, që do të ndërgjegjësojë qytetarët për rrezikun që po i kanoset demokracisë në vend dhe marrjen e të gjitha masave për të mbrojtur rendin demokratik dhe kushtetues”- theksoi dje Kryesia e PD.

Kreu i PD-së, Lulzim Basha ripërsëriti faktin se nuk do të bëhet pjesë e pazareve politike, ndërsa tha se do të vijojë të jetë në krye të betejës për ta çliruar Shqipërinë nga “kthetrat” e Edi Ramës./BW