AKTUALITET, 11 Qershor 2019, 09:09

Durrës, u gjet i mbytur në det, identifikohet viktima

Durrës, u gjet i mbytur në det, identifikohet viktima


Identifikohet viktima e gjetur dje i mbytur në det rreth 1.5 milje nga bregu.

Burime zyrtare nga Policia e Durrësit bënë me dije se identifikimi është bërë nga familjarët e tij, të cilët janë njoftuar nëpërmjet medias pas njoftimit të dhënë nga Policia.

Trupi i pa jetë i përket shtetasit N.P., 86 vjeç ,banuese në lagjen Nr.15, Durrës.

Drejtoria Vendore e Policisë Durrës falënderon mediat për bashkëpunimin.