AKTUALITET, 11 Qershor 2019, 09:40

Protestë para bashkisë së Vlorës: O kryetar dil nga zyra, duam rrugë!


Për Dritan Lelin, kryebashkiakun aktual të Vlorës që kërkon një mandat të tyre, dita e punës këtë të martë ka nisur e zhurmshme.

Poshtë zyrës së tij, banorë të fshatit Trevllazër protestuan duke kërkuar rrugë dhe furnizim me ujë të pijshëm.

Herë pas here nuk munguan thirrjet e tyre në drejtim të tij, duke i kërkuar të dalë nga zyra dhe ti takojë.

"O kryetar dil nga zyra, duam rrugë dhe ujë të pijshëm!" –Këto ishin thirrjet e protestuesve.

Pas oborrit, protesta e banorëve u zhvendos në katin e parë të godinës së Bashkisë.