TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Jeta për Junus Sentamun nuk ka qenë kurrsesi e lehtë, madje i është dashur që të punojë që në vogëli për të ndihmuar familjen. Megjithatë, zgjidhjen e gjeti te futbolli, sport që i dha të ardhurat e nevojshme për të siguruar mbijetesën. Rrallëherë ndodh që dikush të dalë hapur dhe të thotë:
“Kam shitur peshk e misra për të siguruar këpucët e futbollit”. Megjithatë, ugandezi pa drojë e deklaron me të madhe se i është dashur të heqë shumë për të arritur këtu ku është sot. Falë punës dhe ndihmës së Zotit, duket se ka mbajtur premtimin që i ka dhënë mamasë së tij.
Për të parën herë, shënuesi më i mirë i bardhebluve vendos të tregojë një anë tjetër të vetes së tij dhe këtë e bën në profilin e tij në “Instagram”. Mesfushori me tipare sulmuese ka rrëfyer pengesat që i është dashur të kalojë për t’u bërë futbollist. “Më është dashur të shes peshk dhe misra për të blerë këpucë futbolli.
Familja ime ishte shumë e varfër dhe futbollin e nisa për mbijetesë. I thashë mamasë, kur isha shumë më i vogël në moshë, që të mos shqetësohej, sepse unë do të bëhesha futbollist dhe do të zgjidhja çdo problem, falë ndihmës së Allahut dhe duke punuar fort. Futbolli më shpëtoi mua”, shkruante 23-vjeçari në postimin e tij sa rrëqethës, aq edhe inspirues. Ai u jep një mesazh të qartë të gjithëve se me punë mund të arrihet gjithçka. /Panorama Sport