SPORT, 19 Janar 2018, 16:03

Skandali me doping, Elez Gjoza jep dorëheqjen

Skandali me doping, Elez Gjoza jep dorëheqjen

Presidenti i Federatës së Peshëngritjes, Elez Gjoza, ka dhënë dorëheqjen.

Dorëheqja e Gjozës vjen fill pas ngjarjes së fundit të ndodhur me peshëngritësen, kampione bote, Romela Begaj, e cila rezultoi pozitive në testin e doping.

Pas largimit të Gjozës, në krye të Federatës së Peshëngritjes do të jetë Gudar Beqiraj.