AKTUALITET, 22 Dhjetor 2019, 18:21

Shirat e nuk kursejnë edhe monumentin e kulturës, shihni si vërshon lumi Shushicë në urën e Bratit, rezikohet objekti 6 shekullor

Shirat e nuk kursejnë edhe monumentin e kulturës, shihni si


Moti i keq dhe shirat e dendur nuk kanë kursyer as Urën e Bratit, të shpallur “Monument Kulture” dhe nën mbrojtje të shtetit. Në videon e publikua nga Faxëeb.al shihet se si lumi Shushicë, i rrëmbyer vërshon mes urës duke rrezikuar këtë objekt gjashtë shekullor.

Ura e Bratit është lënë në harresë dhe shpesh herë përbën rrezik për banoët, të cilët e përdorin për të kaluar lumen Shushicë. Kjo gjë ndodh më tepër në kohërat më shira të dendur e mot të keq.

https://www.youtube.com/watch?v=lB6LaNjOWAs&feature=emb_err_watch_on_yt

Ura e Bratit është një objekt monument kulture dhe në mbrojte nga shteti. Ura e Bratit gjendet edhe sot e kësaj dite në funksionim të plotë në komunën Brataj, në fshatin me këtë emër buzë lumit Shushicë rreth 48 km nga qyteti i Vlorës. Ndërtimi i saj me harqe dhe fortësia e materialit përbërës e ka bërë atë një ndër monumentet më të veçanta, por me kalimin e kohës është amortizuar.