AKTUALITET, 3 Janar 2021, 15:00

Zhdukja e dy vajzave të mitura, reagon policia: Janë shoqe me njëra-tjetrën, erdhën prindërit të denonconin rastin

Zhdukja e dy vajzave të mitura, reagon policia: Janë shoqe me

Policia e Tiranës ka dhënë njoftimin zyrtar për zhdukjen e dy vajzave të mitura që u raportuan si të humbura.

Në njoftimin e bërë publik, thuhet se ishin prindërit ata që kanë denoncuar zhdukjen e vajzave të cilat janë shoqe së bashku.

Denoncimi është bërë në datën 1 Janar, dy ditë më parë. Menjëherë policia ka nisur kërkimet për dy vajzat 16-vjeçare.

Njoftimi i policisë:

Më datë 01.01.2021, shtetasja A. A dhe shtetasi L. H, kallëzojnë se janë larguar nga banesa dhe nuk janë kthyer vajzat e tyre të mitura 16-vjeçare, shoqe me njëra-tjetrën.

U bë shpallja në kërkim dhe punohet për gjetjen e tyre.

Materialet do ti kalojnë Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Tiranë, për veprime të mëtejshme.