AKTUALITET, 3 Janar 2021, 16:15

Drejtuesi humb kontrollin e makinës dhe del nga rruga, plagosen dy persona. Policia jep detaje për aksidentin

Drejtuesi humb kontrollin e makinës dhe del nga rruga, plagosen dy persona.


Një aksident ka ndodhur në fshatin Gjormë, të Vlorës, rreth orës 15:20.

Policia njofton se një automjet me drejtues shtetasin A. R., ka humbur kontrollin dhe ka dalë nga rruga.

Si pasojë kanë mbetur të plagosuri drejtuesi mjetit dhe pasagjeri që ishte me te. Ata janë dërguar në spital, por ende nuk ka të dhëna për gjendjen e tyre shëndetësore.

Informacion paraprak

Më datë 03.01.2021, rreth orës 15:20, në fshatin Gjormë, Vlorë, një automjet me drejtues shtetasin A. R., ka humbur kontrollin dhe ka dalë nga rruga,  për pasojë është dëmtuar drejtuesi i mjetit dhe pasagjeri, të cilët po marrin ndihmë mjekësore në spital. 

Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor, i cili po kryen veprimet e mëtejshme në lidhje me sqarimin e rrethanave të aksidentit.