AKTUALITET, 31 Gusht 2021, 17:25

Shifra të larta, regjistrohen 3628 raste të reja me koronavirus në Greqi, 22 të vdekur

Shifra të larta, regjistrohen 3628 raste të reja me koronavirus

Regjistrohen 3,628 raste të reja me koronavirus në Greqi, ndërkohë që 22 persona kanë ndërruar jetë.

Në 24 orët e fundit raportohet se 344 persona ndodhen të intubuar në spitalet e Greqisë.

Aktualisht numri i përgjithshëm i rasteve është 587.964. Mosha mesatare e tyre është 64 vjet. Deri më tani, në Greqi janë regjistruar 13,691 vdekje.