AKTUALITET, 31 Gusht 2021, 16:35

Zgjedhjet në Rusi/ Bie ndjeshëm popullariteti i Putin në sondazhe

Kur kanë mbetur më pak se tri javë deri në zgjedhjet e përgjithshme në Rusi, popullariteti i presidentit aktual Vladimir Putin ka rënë.

Nënjë sondazh të publiikuar nga  “Levada Center”, duket se mbështetja për Putin është ulur në krahasim me muajt e kaluar.

Sipas “Levada Center“, përkrahja e Putinit në gusht ka rënë në 61 për qind kundrejt 66 për qind që ishte në muajin qershor.

Udhëheqësi 68-vjeçar rus, i cili ka qenë në pushtet për më shumë se dy dekada, vitin e kaluar ka bërë disa ndryshime kushtetuese, që lejojnë atë ta mbajë pushtetin deri në vitin 2036.

Ndërkohë nga ana tjetër përkrahësit e opozitës ruse, mediet e pavarura dhe aktivistët e të drejtave të njeriut përballen me presion të shtuar të qeverisë.

Ekipi i Navalnyt është përballur me një përndjekje intensive nga Kremlini. Ndërsa, Navalny po mbahet në burg, Fondacioni i tij për Luftën kundër Korrupsionit dhe një rrjet organizatave janë klasifikuar ekstremiste. Ky përcaktim ua ka pamundësuar personave të lidhur me grupet të kërkojnë poste publike, duke i ekspozuar ata me burgime afatgjate.