AKTUALITET, 31 Gusht 2021, 15:02

Arrestohet 23-vjeçari i shpallur në kërkim në Shkodër, kontrolli në banesë i zbulon një tjetër vepër penale

Arrestohet 23-vjeçari i shpallur në kërkim në

Policia e Shkodrës ka arrestuar një person të shpallur në kërkim për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike”.

Në pranga ka rënë 23-vjeçari E. Gj., banues në fshatin Bleran, Shkodër, të cilit Gjykata e Shkallës së Parë Shkodër, më datë 29.07.2021, i ka vendosur masën “Arrest në burg” për drogë.

Ndërkohë, gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e këtij shtetasi është gjetur dhe sekuestruar një sasi municioni luftarak.

Njoftimi i policisë:

Specialistët për Hetimin e Narkotikëve në DVP Shkodër, pas një pune të mirorganizuar, në bazë të informacioneve të siguruara në rrugë operative, kanë bërë lokalizimin e vendndodhjes, kapjen dhe ndalimin e shtetasit në kërkim:

E. Gj. 23 vjeç, banues në fshatin Bleran, Shkodër, të cilit Gjykata e Shkallës së Parë Shkodër, më datë 29.07.2021, i ka vendosur masën “Arrest në burg” për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike”.

Gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e këtij shtetasi u gjet dhe u sekuestrua një sasi municioni luftarak.

Materialet shtesë u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Shkodër, për veprat penale “Kultivimi i bimëve narkotike” kryer në bashkëpunim dhe “Mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe e municionit”.