TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Pas largimit të trupave amerikane nga Afganistani, zëdhënësi i talebanëve u ka bërë thirrje qytetarëve afganë për unitet kombëtar.
Zabihullaj Mujahid u kërkoi afganëve që të kapërcejnë dallimet mes njëri-tjetrit dhe të mblidhen së bashku duke shtuar se ndërkombëtarët nuk do e mbështesnin një shtet nëse qytetarët e tij nuk do të ishin të bashkuar.
Sipas tij, qeveria e re e talebanëve do të përfaqësojë gjithë popullin afgan. Ai vuri në dukje çështjet në ekonominë e vendit dhe u bëri thirrje vendeve të tjera të investojnë në Afganistan.
Zëdhënësi shtoi se talebanët kërkonin “marrëdhënie të mira” me bashkësinë ndërkombëtare dhe do të shihnin për të zgjidhur “miqësisht” çdo çështje.