TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Në Mbretërinë e Bashkuar, janë regjistruar 1,041 të vdekur brenda 24 orëve të fundit, si pasojë e koronavirusit, një nga shifrat më të larta që prej prillit 2020.
Në total, 77,346 persona kanë ndërruar jetë në MB, sipas shifrave zyrtare të Departamentit të Shëndetësisë.
Mbretëria e Bashkuar ndodhet aktualisht në një izolim (lockdown) të tretë kombëtar dhe qytetarët janë udhëzuar të qëndrojnë në shtëpi, ndërkohë që varianti i ri i koronavirusit, i cili është 70% më infektues se versioni fillestar, vijon të përhapet.
Qytetarët mund të dalin nga banesat, për arsye mjekësore, për të kryer aktivitet fizik dhe për të blerë ushqime në supermarket. Gjithashtu, personat që nuk mund të punojnë nga shtëpia, mund të lënë banesën për të udhëtuar drejt vendit të punës.
Gjatë periudhës së izolimit, studentët në universitete nuk do të rikthehen në auditore dhe do të zhvillojnë mësime online, ndërkohë provimet e fundit të vitit akademik nuk do të zhvillohen normalisht.
Ndeshjet e Premier League do të vijojnë, por sportet për ekipet amatore, nuk janë të lejuara. Gjithashtu të gjitha ambjentet sportive, si fushat e tenisit, golfit dhe palestrat, do të mbyllen
Aktualisht në Mbretërinë e Bashkuar, 1.3 milionë persona kanë marrë dozën e parë të vaksinës anti Covid. Në këtë vend janë aprovuar dy vaksina, respektivisht ajo e Pfizer & BioNTech dhe AstraZeneca.
/TPZ.al/
