AKTUALITET, 11 Prill 2020, 14:23

Bilanc tragjik në SHBA, koronavirusi shkakton dy mijë viktima 24 orët e fundit

Bilanc tragjik në SHBA, koronavirusi shkakton dy mijë viktima 24


502.876 është numri i të infektuarve në SHBA nga Covid-19. Sipas përditësimit të fundit, shifrat zyrtare të ditës së premte regjistrojnë mbi 2000 viktima brenda 24 orëve.

New York është shteti më i prekur nga koronavirusi në SHBA, ndërkohë që SHBA është vendi i dytë në botë për numrin e viktimave nga koronavirusi.

Sipas ekspertëve, java që do të vijë pritet të sjellë një numër të lartë vdekjesh, duke e cilësuar si pikun e tyre. SHBA së shpejti mund të tejkalojë Italinë si vendi me vdekjet më te mëdha nga koronavirusi në të gjithë botën.

Ndërkohë numri i personave të shëruar ka shkuar në 27.314. Probleme ka edhe në spitale, pasi numri i shtretërve është shumë i vogël në krahasim me të infektuarit.

E ngjashme situata është edhe me varret, ku autoritetet janë detyruar të procedojnë me varre masive.