TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Franca ka regjistruar më shumë se 10 500 raste pozitive me COVID-19 në 24 orë.
Numri i të infektuarve është më i ulët se një ditë më parë, por përqindja e pozitivitetit është rritur për të dytën ditë radhazi.
Shifrat e së dielës janë përgjithësisht më të ulëta nga ditët e mëparshme, për shkak të mbylljes së laboratorëve të testimit.
Shkalla e pozitivitetit, përqindja e numrit të njerëzve pozitivë krahasuar me numrin e përgjithshëm të personave të testuar, u rrit në 5,7% nga 5,6% një ditë më parë.
“Për më tepër, 3,894 pacientë me COVID-19 janë shtruar në spital gjatë shtatë ditëve të fundit, 41 më shumë sesa shifrat e njoftuara një ditë më parë, duke përfshirë 593 që ndodhen në kujdesin intensiv”, njoftoi shërbimi shëndetësor publik.
Që nga fillimi i epidemisë e deri më tani, si pasojë e Covid-19 kanë ndërruar jetë 31.585 persona.