TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Në Mbretërinë e Bashkuar ka patur një rritje të konsiderueshme të numrit të personave të infektuar me Covid-19.
Ditën e sotme, Sir Patrick Vallance, një nga shkencëtarët kryesorë që këshillon qeverinë, ka paralajmëruar se numri i infektimeve do të shkojë në 50 mijë raste në ditë, rreth mesit të tetorit, nëse infektimet vijojnë me ritmin e tanishëm.
Vallance tha në një mesazh televiziv, se Mbretëria e Bashkuar është në një "pikë kritike".
"Kemi parë rritje të rasteve në çdo grupmoshë. Tashmë rreth 79 mijë persona janë të infektuar me Covid-19 në MB dhe rreth 6 mijë persona po infektohen çdo ditë. Nëse vijon ky ritëm dhe dyfishohet çdo shtatë ditë, atëherë rreth mesit të tetorit, ne mund të përfundojmë me 50 mijë raste në ditë", tha Vallance.
Mbretëria e Bashkuar pati një ulje të konsiderueshme të infektimeve dhe fataliteteve gjatë muajve të verës, por tashmë trendi i infektimeve është vetëm në rritje. (shih grafikun më poshtë).
Ekspertët kanë paralajmëruar se muajt e dimrit paraqesein një sfidë të madhe, për menaxhimin e virusit.
Që prej fillimit të pandemisë, 41,777 persona kanë humbur jetën si pasojë e koronavirusit në Mbretërinë e Bashkuar dhe 394,257 persona janë infektuar.
/TPZ.al/
