TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Situata e koronavirusit në vend vijon të jetë shqetësues.
Në raportimin e saj të fundit Ministria e Shëndetësisë njoftoi për rritje të rasteve me COVID-19, ndërsa i bën thirrje qytetarëve që të respektojnë masat në kuadër të parandalimit të përhapjes së koronavirusit.
Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu sjell në vëmendje edhe situatën në shkolla, ndërsa bën një apel ndërgjegjësues për kujdesin ndaj fëmijëve.
Në një video të publikuar në rrjetet sociale ministrja e Shëndetësisë, thekson se prindërit nuk duhet të neglizhojnë asnjë nga masat e vendosura.
POSTIMI:
Të dashur prindër matni temperaturën e fëmijës çdo ditë, para se të shkojë në shkollë.
Në rast se fëmija ka temperaturë ose rrufë/kollë, mos e dërgoni në shkollë dhe lidhuni me mjekun e familjes. Komunikoni me mësuesin kujdestar për gjendjen e fëmijës tuaj.
Kujdesuni që fëmijët të kenë me vete maskën/barrierën mbrojtëse.
Shmangi grumbullimet para shkollave dhe mos qëndroni në grup me prindër të tjerë.