AKTUALITET, 21 Shtator 2020, 10:24

“Shqiponjat nuk e harrojnë folenë”/ Meta publikon mesazhin e Papa Françeskut: Duhet të kthejmë shpresën për rininë dhe shqiptarët

“Shqiponjat nuk e harrojnë folenë”/ Meta publikon mesazhin


Presidenti Ilir Meta e ka nisur sot ditën me një mesazh të Papa Françesut, i cili e dha në Shqipëri gjashtë vite më parë.

Teksa citon Atin e Shenjtë, Kreu i Shtetit thotë se “Shqiponjat nuk e harrojnë folenë, por fluturojnë lart”.

Sipas Presidentit, duhet të bëhet gjithçka, që shqiponjat të kthehen në folenë e tyre.

“Koha nuk pret”, shkruan Presidenti, por “duhet të kthejmë shpresën për rininë dhe shqiptarët”.

POSTIMI:

Në 6-vjetorin e vizitës së Tij në Shqipëri, të mos harrojmë porositë e mençuara të Papa Françeskut: “Shqiponjat nuk e harrojnë folenë, por fluturojnë lart. Kam parë kaq shumë të rinj, ndaj ju lutem mbajini ata në Atdheun e tyre dhe Shqipëria të shpëtojë nga dimri demografik”.

Të bëjmë gjithçka që shqiponjat të qëndrojnë e të kthehen në folenë e tyre, dhe Shqipëria të ngrihet lart, atje ku e meritojnë ëndrrat dhe sakrificat e shqiptarëve, si një vend plotësisht demokratik, i respektuar dhe me dinjitet në Europë.

“Duhet bërë gjithçka për të shtuar shpresën për rininë tonë, sepse ‘Ku ka rini, ka shpresë”, – tha Papa Françesku në Tiranë.

KOHA NUK PRET MË!

TË KTHEJMË SHPRESËN PËR RININË DHE PËR TË GJITHË SHQIPTARËT!