TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Plagosja e djeshme në zonën e “Astirit” në Tiranë, duket se po merr të tjera zhvillime.
Mësohet se janë shpallur në kërkim gjithsej tre persona, mes tyre edhe një vajzë.
Është shpallur në kërkim autori i dyshuar A.Mehmetaj, 20 vjeç.
Mehmetaj është kërkim edhe nga Policia e Durrësit, pasi Gjykata ka vendosur masë sigurie “arrest në burg” për një tjetër ngjarje.
Dy të tjerët e shpallur në kërkim për plagosjen e mbrëmshme janë E.D, 22 vjeç dhe E.C, 19 vjeçe.
Ata akuzohen për moskallëzim krimi, ndërsa 20-vjeçari akuzohet për tentativë vrasje.
Ngjarja ndodhi pasditen e së dielës, ku 20-vjeçari Mehmetaj dyshohet se ka qëlluar me armë zjarri 45 vjeçarin Spartak Beqiraj duke e plagosur në këmbë.
Siç raportohet i plagosuri dhe autori i dyshuar jeton në të njëjtin pallat ndërsa konflikti dyshohet se ka ndodhur për shkak se 45-vjeçari i ka kërkuar të mos konsumojë lëndë narkotike në ambientet e pallatit ku banonin.