TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Shtetet e Bashkuara do të vazhdojnë evakuimin e sa më shumë qytetarëve amerikanë dhe bashkëpunëtorëve afganë në javët e ardhshme, tha të martën (17 gusht) zëdhënësi i Pentagonit, John Kirby.
“Ne do të punojmë shumë në javët e ardhshme për të nxjerrë sa më shumë prej tyre jashtë vendit”, tha ai.
Në një intervistë për CNN, ai tha se Shtetet e Bashkuara nga Kabuli mund të evakujnë midis 5.000 dhe 9.000 njerëz në ditë.
Tre baza ushtarake amerikane janë të përgatitura për të pranuar deri në 22.000 aleatë afganë në javët e ardhshme, shtoi ai.
Në një intervistë për ABC News, Kirby tha se më shumë se 700 njerëz, përfshirë më shumë se 150 qytetarë amerikanë, u evakuuan në 24 orët e fundit.
“Ne mbetemi të përkushtuar për të përfunduar këtë tërheqje në një mënyrë të sigurt dhe të rregullt”, tha Kirby për një medium tjetër amerikan, MSNBC.