Sipas studimit të BIRN, duke u bazuar në dy agjenci të matjes së audiencës, përkatësisht, Abacus dhe Telemetrix, është treguar edhe cili prej televizioneve shqiptare është më i ndjekuri.
Abacus, nxjerr si më të ndjekurin televizionin Top Channel, me përkatësisht 16.15% të audiencës, e pas tij Televizionin Klan të Aleksandër Frangajt, me 13.43%.
E kundërta ndodh me Telemetrix, i cili nxjerr televizionin Klan si më të ndjekurin me një avantazh të thellë prej 20% më shumë se Top Channel. Telemetrix tregon se 29.63% e shqiptarëve shohin TV Klan, përkundrejt 9.06% që ndjekin Top Channel. /Birn/