TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Deputeti i Partisë Demokratike, Agron Shehaj, ka reaguar pas uljes emergjente të avionit Blue Panorama, për shkak të një defekti teknik. Shehaj shprehet se Autoriteti i Aviacionit Civil, është bërë si agjent marketingu i kompanisë dhe nuk punon në interes të qytetarëve, jeta e të cilëve rrezikohet nga fluturime të tilla.
Reagimi i plotë i Shehajt:
Autoriteti i Aviacionit Civil është bërë sot agjent marketingu i kompanisë Blu Panorama për të gënjyer shqiptarët mbi seriozitetin e defektit që pësoi një nga avionët e saj para dy ditësh, çfarë çoi në ulje të rrezikshme emergjence.
Autoriteti është kapur nga Kompania dhe ka braktisur qytetaret sepse pa bërë asnjë hetim të thelluar dhe të pavarur ka dalë në konkluzionin që i ka sugjeruar Kompania Ajrore.
Vetëm gjatë vitit të fundit, avionët e Blu Panorama qe operojnë me Shqipërinë kane bërë 3 ulje emergjente për difekte duke vënë në rrezik serioz jetën e udhëtarëve.
Autoriteti i Aviacionit Civil, në vend që të komandohet nga kompania ajrore, duhet ta vendosë para përgjegjësisë për masat e nevojshme për të ulur riskun, dhe madje pse jo, të paralajmërojë kompaninë për heqjen e lejes së fluturimit.
/TPZ.AL/