AKTUALITET, 25 Shkurt 2019, 18:15

Shoqërohet administratori i pallatit ku u shkëput ashensori dhe u plagos 24-vjeçarja

Shoqërohet administratori i pallatit ku u shkëput ashensori dhe u

Është shoqëruar në komisariat administratori i pallatit që u aksidentua 24-vjeçarja. Sipas Fax News burime nga vendngjarja kanë pohuar se nuk ka qenë hera e parë që janë shfaqur probleme me ashensorin. Bëhet e ditur se administratori i pallatit do të merret në pyetje.

24-vjeçarja, Denada Begaj mbeti e plagosur rëndë pasi u shkëput ashensori. Ngjarja e rëndë ndodhi në zonën e Don Boskos në Tiranë. Kabujt e ashensorit janë shkëputur duke rënë dhe kanë zënë vajzën brenda.

Burime bëjnë ditur se 24-vjeçarja është transportuar menjëherë në spitalin e Traumës me dëmtime të rënda.

Ndërkohë po bëhen verifikimet përkatëse për kushtet teknike të ashensorit dhe shkakun e rënies.

Informacion paraprak

Rreth orës 16:25, në një pallat në rrugën “Don Bosko” është rrëzuar ashensori nga kati i parë në bodrum. Në ashensor ndodhej një shtetase rreth 24 vjeçe e cila ka pësuar lëndime dhe është transportuar në spital për kujdes mjekësor.

Po punohet për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.