AKTUALITET, 19 Janar 2020, 12:19

Sherr me armë midis kushërinjve, arrestohet njëri. Policia jep sqarime mbi ngjarjen

Sherr me armë midis kushërinjve, arrestohet njëri. Policia jep


Një sherr midis kushërinjve për çështje pronësie ka përfunduar në përdorimin e armëve manovër.

Policia e Tiranës bën me dije se ngjarja ka ndodhur në fshatin Valias në rrethinat e Tiranës, ku shtetasi E. B ka qëlluar me pistoletë manovër në drejtim të kushëririt të tij shtetasit Z. B. Policia ka arrestuar autorin e ngjarjes.

Njoftimi:

Rreth orës 10:32, në vendin e quajtur Valias, Kashar, gjatë një konflikti për motive pronësie shtetasi E. B ka qëlluar me pistoletë manovër në drejtim të kushëririt të tij shtetasit Z. B.

Me marrjen e njoftimit nga shtetasi Z. B,  shërbimet e policisë, të Komisariatit nr 6 kanë shkuar menjëherë në vendngjarje.

Si rezultat  i veprimeve të shpejta kanë  arritur të kapin dhe të shoqërojnë në Komisariat për veprime të mëtejshme hetimore shtetasin E. B.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestrua arma pistoletë manovër, me të cilën shtetasi E. B ka kryer qitjen.

Grupi hetimor vijon punën për sqarimin e mëtejshëm të rrethanave të ngjarjes.