TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Skuadra e Lajpcig këtë vit nuk ka ndër mend të dorëzohet lehtë në luftën për titull dhe pasi mori vendin e parë po tregon nga java në javë se nuk ka ndër mend t’ua bëjë gjërat të thjeshta rivalëve të tjerë. Sot, ekipi i drejtuar nga Julian Nagelsman ka mundur 3-1 Union Berlin duke nisur mbarë pjesën e dytë të edicionit e duke krijuar një distancë prej pesë pikësh me ndjekësin më të afërt në renditje.
Në fakt, ekipi vuajti disi në pjesën e parë, pasi Bulter u dha avantazhin miqve ndërsa për vendasit ishte e vështirë të gjenin rrjetën. Por në pjesën e dytë filloi spektakli me Verner që gjeti barazimin pas pak minutash, ndërsa Sabitzer kaloi shpejt në avantazh ekipin e Lajpcig.
Në minutën e 83-të, Verner i vendosi vulën sfidës, duke shënuar kështu dygolëshin personal e duke arritur shifrën 20 në Bundesligë në këtë sezon. Një arritje mbresëlënëse po të llogaritësh se rekordi i tij personal i mëparshëm ka qenë 21 dhe tani sapo ka filluar pjesa e dytë e sezonit. Për më tepër, ai mori kryesimin e renditjes së golashënuesve në kampionatin gjerman, duke kaluar Levandovskin i cili vlerësohet si një nga sulmuesit më në formë në futbollin europian aktualisht.