AKTUALITET, 19 Janar 2020, 08:13

Detaje nga atentati ndaj Nikollaq Çepajt e kunatit të tij në Vlorë/ Autori me mjekër qëlloi me 15 plumba në drejtim të shënjestrës, Policia shoqëron 10 persona

Detaje nga atentati ndaj Nikollaq Çepajt e kunatit të tij në


Detaje të reja kanë dalë nga atentati ndaj Nikollaq Çepajt dhe kunatit të tij, Roland Çepajt në Vlorë. Burime  bëjnë me dije se autori ka qëlluar me 15 plumba në drejtim të tyre pasi në vendngjarje janë  gjetur 15 gëzhoja. Deri më tani në Polici janë shoqëruar 10 persona.

Nikollaq Çepaj, mbeti i plagosur rëndë ditën e djeshme në qytetin e Vlorës. Atij iu bë atentat me kallashnikov, teksa pinte kafe në lokal bashkë me kunatin e tij i cili gjithashtu u plagos.

Policia dyshon se në atentat morëm pjesë dy persona, ndërsa për shkak të errësirës kanë arritur të ndërtojnë identikitin e personit që drejtonte automjetin nga i cili qëllua në drejtim të dy të rinjve.

Dyshimet kryesore lidhen  me të shkuarën e 37- vjeçarit, Nikollaq Çepaj, por edhe me përfshirjen e tij në një plagosje dy vite më parë.