TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Detaje të reja janë zbardhur nga ngjarja e rëndë, që tronditi qytetin e Vlorës këtë mbrëmje, ku u plagosën me armë zjarri dy persona.
Makian e shkrumbuar, tip “Benz A-Class”, dyshohet se është përdorur nga autorët për vrasjen e dyfishtë të kunetërve Nikollaq dhe Ronald Çepaj.
Mjeti është gjetur i shkrumbuar totalisht, ndërsa në bagazhin e tij është gjetur dhe një armë tip "kallashnikov", që dyshohet se është përdorur për plagosjen.
Ndërkohë, mjeti i djegur është gjetur në një rrugë të fshehtë, tip labirinthi, dhe që është shumë e vështirë për t’u futur, por raportohet se autorët janë detyruar të përfundojnë aty, për shkak se janë ndjekur nga policia, pasi plani i tyre dyshohet se ka qenë ndryshe.
Për kapjen e autorëve, policia ka ngritur postblloqe në të gjithë qytetin, si dhe kanë shkuar forca të tjera me qen, që po vijojnë kërkimet në zonë, madje edhe në banesa.