AKTUALITET, 19 Maj 2020, 19:57

Shërbëtori i Ramës sulmon Andi Bushatin: Më ka inat, se shisja fiq dhe arrita lart, u bëra kryetar bashkie!

Shërbëtori i Ramës sulmon Andi Bushatin: Më ka inat, se

Kryebashkiaku i Tiranës, shërbëtori personal dhe më i përulur i Edi Ramës, ka sulmuar në mënyrë të paprecedent, gazetarin Andi Bushati, gjatë një interviste në Abc News, por siç e ka zakon, e ka bërë këtë veprim "prapa shpine", kur analisti nuk ishte prezent t'i përgjigjej.

Kur Mirela Milori, e vuri përballë premtimit të tij se në Tiranë nuk do të kishte ndërtime (premtim që e ka bërë në emisionin "Opinion", pas pyetjes së Bushatit), Veliaj në vend të fliste për premtimin e pambajtur, sulmoi në mënyrë personale gazetarin.

Ai tha se Bushati e ka inat, për shkak se ka arritur shumë lart në jetë duke u bërë "nga shitës fiqsh", kryetar bashkie i Tiranës. Sipas Veliajt, Bushati që është "djalë blloku", nuk ka arritur kaq lart sa ai në jetë dhe prandaj e kritikon atë dhe Edi Ramën, në televizion dhe në portalin e tij.

"Ka pesë vjet që gënjen. Ka kompleks të thellë, se si po ndryshojnë gjërat në Tiranë. Fakti që një djalë i rritur në Bllok, vazhdon shan gjithçka, kurse dikush që ka shitur fiq në pazar, bëhet kryetar bashkie, tregon se ky qytet, po i jep më shumë shans atyre që vijnë nga puna, se sa atyre që vijnë nga emrat dhe takëmet familjare... Je i pandershëm, shan dhe kritikon çdo gjë, e ka personale. E di që e ka personale, shoku i tij Edi Rama është bërë kryeministër. Një çun i vogël, që erdhi duke protestuar është bërë kryetar Bashkie. Kush ishin çunat dhe gocat e Bllokut, u provuan se në ekonominë e tregut, komentojnë punën e të tjerëve, por nuk bëjnë dot vetë punë. Nëse sheh portalin e tij Lapsi, shan oligarkët në studio, ndërkohë pronarët e qendrave tregëtare dhe ndërtuesit e mbajnë me bukë, je hipokrit miku im. Financohesh nga oligarkët, rir në dreka darka dhe i thoni kryetarit të bashkisë, shërben oligarkëve", tha Veliaj.

Është interesant fakti, se Erion Veliaj nuk del asnjëherë pëballë gazetarëve kritikë në debat, mes tyre edhe Andi Bushatin, por shtrihet në studiot e panumërta, të b*thlëpirësve të pushtetit.

/TPZ.al/