AKTUALITET, 19 Maj 2020, 16:21

Edi Rama: Ky nuk është regjim, jemi vend demokratik. Policia u soll si polici europiane!

Edi Rama: Ky nuk është regjim, jemi vend demokratik. Policia u soll si

Kryeministri Edi Rama, në një intervistë për News24, deklaroi me bindje, se në Shqipëri nuk është vendosur një regjim dhe se policia e tij dhe e Lleshit, është një polici me sjellje "europiane".

Këto deklarata të Ramës, i ngjanin shumë deklaratave në një studio televizive, pas skandalit të tenderit korruptiv të Unazës dhe protestave të studentëve, kur deklaronte "Nuk jam hajdut, nuk jam drōgāxhi".

"Ky nuk është regjim, është shtet demokratik. Kjo qeveri e tepron në durimin dhe prap durimin në kërkim të gjuhës së arsyet. Dy vjet e gjysmë u bëa jo që nuk ndodh, ku ka vend të botës që të tolerohet një gjë e tillë.

Policia bëri veprimin që i takonte të bëhej, Është fyese për ata policë, dhe policinë të vendoset nën goditje, për asnjë arsye në këtë botë. Policia është sjellë si një polici europiane. Nuk kam parë asnjë lloj prove për të kundërtën", tha Edi Rama, që duket se tani e ka humbur fare sensin e realitetit.

/TPZ.al/