AKTUALITET, 19 Maj 2020, 18:06

'Je peng i krīmit'/ Basha, Ramës: Të gjithë njerëzit e ndershëm ta kanë hequr vizën

Kryetari i PD, Lulzim Basha i përgjigjet postimit në Twitter të kryeministrit Edi Rama.

Pak minuta më pare, shefi i qeverisë do të shprehej se, kishte biseduar me ndërkombëtarë jashtë vendit për të pastruar, sipas tij, baltën që ishte ngritur për godinën e shembur të teatrit.

Por sipas Bashës, Rama është peng i oligarkëve dhe se nuk e sheh më as vizën e korrupsionit dhe as atë të dhūnës.

“Rama nuk e sheh më vizën e korrupsionit dhe as vizën e dhūnës. Ai është peng i krīmit, dhe sillet si kriminel me njerëzit. Është peng i oligarkëve dhe punon vetëm për ta. Ai vjedh përditë, shkatërron dhe varfëron shqiptarët. Ai shfrytëzoi edhe pandeminë për të vjedhur, për të shkatërruar teatrin, për të grabitur pasuritë publike dhe i la njerëzit pa asnjë ndihmë. Prandaj, Shqipëria do të shpëtojë prej këtij hajduti ordiner që bën vetëm keq: gjithë njerëzit e ndershëm ia kanë hequr vizën”, shkruan Basha në reagimin e tij në Twitter.

Ja çfarë postonte pak më herët Rama, po në Twitter;

"Biseda të mira sot me miq ndërkombëtarë jashtë vendit, për të përmbysur me fakte kështjellën e baltës së eksportuar nga prodhuesit e shpifjeve për godinën e shembur dhe ngjarjet rrotull saj! Gënjeshtra vrapon më shpejt se e vërteta, po këmbët e shkurtëra e lënë në mes të rrugës".