TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Ambasada amerikane në Tiranë ka reaguar pas operacionit të përbashkët mes policisë së shtetit dhe agjentëve amerikanë, të cilët finalizuan dje operacionin “Shqponja e Kristaltë”.
Në reagimin e saj, ambasada e SHBA-ve bën të ditur se janë realizuar 22 arrestime në 6 qytet të Shqiprëisë, dhe këto janë finalizuar në 17 minuta.
“Dje, operacioni “Crystal Eagle” (Shqiponja e Kristaltë) u ekzekutua në 6 qytete të ndryshme në të gjithë Shqipërinë dhe çoi në 22 arrestime. Operacioni, një rekord për Shqipërinë, zbuloi dhe arrestoi të gjithë personat e shënjestruar brenda 17 minutave.
“Crystal Eagle” ishte një sukses i plotë falë mbështetjes së oficerëve të përkushtuar të Policisë së Shtetit Shqiptar, sidomos atyre të “Njësisë Speciale të Policisë së Shtetit Shqiptar dhe Shërbimit Diplomatik të Sigurisë “Mburoja e Përbashkët”, një njësi policore kushtuar punës së çështjeve të përbashkëta penale mids SHBA-së dhe Shqipërisë.
Agjentët e Shërbimit Diplomatik të Sigurisë nga Ambasada e ShBA udhëhoqën përpjekjet operacionale të afro 300 oficerëve të policisë për të shënjestruar një laborator falsifikimi dokumentesh. Gjatë operacionit u konfiskuan armë automatike, drogë, dokumente të falsifikuara, kompjutera, automjete dhe para. Shumica e 22 të arrestuarve mund të përballen me 6 deri në 14 vjet burg.
Ky është përfundimi i suksesshëm i një hetimi që filloi në vitin 2018 dhe Ambasada e ShBA falënderon partnerët tanë në udhëheqjen e Policia e Shtetit Shqiptar për ndihmën e tyre!”, thekson ambasada e SHBA.
https://www.facebook.com/usembassytirana/posts/10157384501755838