TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Në një lidhje me Skype me "TV Ora"a nga SHBA, profesori për Marrëdhëniet Ddërkombëtare në New York University, Shenasi Rama, komentoi situatën e krijuar nga pandemia në Shqipëri. Ai tha se një problem madhor, është mungesa e testimeve për koronavirusin.
Duke i'u referuar masave të ndërmarra nga qeveria Rama, ai u shpreh se, janë masa për të kompletuar grushtin e shtetit dhe për të vendosur një sistem jakobin.
Shenasi Rama: Kryeministri Rama duke krijuar një komitet të përkohshëm, si dhe duke u bërë i gjithëfuqishëm, sot edhe me ligjin që nënshkroi ministrja e Shëndetësisë, duke hequr edhe kufijtë kohor, vazhdon me grushtin e shtetit.
Problemi në Shqipëri është ky: duke mos testuar njerëzit, duke u thënë “rrini në shtëpi”, atëherë nuk ke epidemi. Realiteti është se, në Shqipëri kanë hyrë 135 mijë persona nga Italia, Greqia dhe vendet e tjera dhe ti nuk e di se sa është masa e njerëzve të sëmurë, të vdekur në shtëpi dhe sa e kanë kaluar.
Në Shqipëri po përdoret për të kompletuar grushtin e shtetit, për të vendosur një sistem jakobin, për të minuar të gjitha të drejtat bazë të njeriut, gjë e cila nuk po ndodh në SHBA. Kjo po përdoret si një pretekst për të vendosur diktuarën e sektit jakobin të Rilindjes.