AKTUALITET, 1 Prill 2020, 19:47

Ish-deputetja: Ja pse Rama gënjen kur thotë që të moshuarit marrin të gjithë ndihma

Ish-deputetja: Ja pse Rama gënjen kur thotë që të moshuarit
Me qindra të moshuar po vuajnë në këto ditë të izolimit të thellë për ushqimet bazike, ndërsa kryeministri Rama vazhdon i tall duke thënë 'gomarllëqe'. Ish-deputetja demokrate, Albana Vokshi ka postuar një video të dëshmive të të moshuarve që nuk kanë marrë asnjë pako ushqime, ndërkohë që Rama vazhdon ti injorojë. 'Pensionistët janë shtresa më e ndjeshme dhe e pambrojtur në këto ditë të vështira të epidemisë së corona virusit. Edi Rama gënjen kur thotë që ata marrin të gjithë ndihmë nga shteti. Të moshuarit janë sot të braktisurit e mëdhenj që kanë nevojë për ndihmë urgjente dhe jo për propagandë dy lekëshe. Ja e verteta'

Pensionistët janë shtresa më e ndjeshme dhe e pambrojtur në këto ditë të vështira të epidemisë së corona virusit. Edi Rama gënjen kur thotë që ata marrin të gjithë ndihmë nga shteti. Të moshuarit janë sot të braktisurit e mëdhenj që kanë nevojë për ndihmë urgjente dhe jo për propagandë dy lekëshe. Ja e verteta?

Posted by Albana Vokshi on Wednesday, April 1, 2020