AKTUALITET, 20 Maj 2020, 12:12

“Shembja e godinës i dha dënimin me vdekje politike Ramës e Veliajt”, Kryemadhi: Teatri Kombëtar do të rindërtohet!

“Shembja e godinës i dha dënimin me vdekje politike Ramës e


Në një intervistë për News 24, Kryemadhi thekson se Teatri Kombëtar do të rindërtohet sërish siç ishte në vendin ku ishte.

Ajo tha se projektet e teatrit janë të arkivuara dhe pikërisht aty do të bazohet rindërtimi.

“Nuk mund të përballen me një polici të armatosur. Mbrojtja ndaj Teatrit nuk kishte të bënte thjeshtë për të vendosur njerëzit për tu vrarë dhe goditur fizikisht.

Rama nuk e ka problem të mbajë njerëz. Rama i vret dhe më pas i harron. Si aleanca, unë dhe çdo përfaqësues i opozitës nuk ka pas qëllim të kishim viktima tek godina, por të tregojë fytyrën e vërtetë të Ramës.

Teatri do të rindërtohet edhe një herë me të njëjtat projekte që janë të arkivuara dhe do të rikthehet në identitetin e tij aty ku është.

Aty nuk ndërtohet dot teatri i ri, sepse nuk ka para. Teatri është shembur për të krijuar distancën. Unë besoj se e keni dëgjuar ministren kur tha se nuk ka projekt, por është një ide projekt.

Do të rindërtohet në të njëjtin vend sepse nuk do të kenë më mundësi të vazhdojnë me projektet e tyre grabitqare. Rama kështu i shembi të gjitha kinematë e Tiranës, por u ndërtuan kulla.

Ndryshe nga herët e tjera kur ka qenë plot ndryshe, unë mendoj që vendimi i së dielës ka qenë një veprim që i dha dënimin me vdekje politike Ramës dhe të ardhmes politike Veliajt dhe grupit të tij”, u shpreh Kryemadhi.