AKTUALITET, 20 Maj 2020, 11:02

Detaje nga operacioni kombëtar antidrogë, shkon në 40 numri i të shoqëruarve, zbulohen emrat

Detaje nga operacioni kombëtar antidrogë, shkon në 40 numri i


Policia e Shtetit dhe Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë (FNSH) në bashkëpunim me disa prokurori kanë organizuar një megaoperacion antidrogë në disa qytete.

ABC News ka mësuar se në qytetin e Kukësit, ka qenë prokurorja Rita Gjata ajo e cila ka nisur hetimet.

Për këtë operacion që është duke u zhvilluar në disa qytete të vendit, ka gati një vit që kanë nisur hetimet.

Policia po ushtron kontrolle me dron në zonat ku dyshohet për kultivimin e kånabisi.

Ndërsa numri i personave të shoqëruar deri tani ka shkuar në 40.

Ndërkohë mes të shoqëruarve është dhe një efektive policie.

Dyshohet se koka e këtij grupi është Kreshnik Murataj nga Kukësi.

Të arrestuar deri tani janë:

-Kreshnik Murataj

-Beqir Murataj

-Shkëlqim Skacaj

-Sali Kovaçi

-Arben Tuci

-Zamir Myftari

-Floriand Myftaraj

-Pal Pergjergji

-Ramiz Cenaj

-Naim Kadiu

-Akil Buna

-Arben Bejko

-Durim Vata

-Besart Dreni

-Tarzan Veseli

-Besnik Coka

-Petrit Pashku

-Benard Kordhaku

-Shpëtim Topuzi

-Zejnel Mece

-Ardiatik Hoxha

-Rezart Tahiri.