AKTUALITET, 20 Maj 2020, 11:14

“Operacioni për shembjen e Teatrit, asgjësimi i çdo iluzioni për ekzistencën e shtetit të së drejtës”, Meta: Lironi të burgosurit politikë në Shqipërinë e 2020!

“Operacioni për shembjen e Teatrit, asgjësimi i çdo


Presidenti Ilir Meta ka reaguar me tone të ashpra sa i përket arrestimeve të personave që protestuan për mbrojtjen e Teatrit Kombëtar, vendimet për të cilët do të jepen sot.

Me një postim në facebook, Kreu i Shtetit thotë se arrestimet janë politike, ndërsa shton se operacioni për shembjen e Teatrit, ishte “kryevepra e asgjësimit përfundimtar të çdo iluzioni për ekzistencën e shtetit të së drejtës në Shqipëri”.

“Lironi të burgosurit politikë në Shqipërinë e 2020"- bën thirrje Presidenti.

POSTIMI:

Të gjitha ARRESTIMET, NDALIMET dhe PROCEDIMET për mbrojtjen paqësore të Teatrit Kombëtar janë vetëm POLITIKE.

Vetë operacioni për shembjen e tij ishte kryevepra e asgjesimit përfundimtar të çdo iluzioni për ekzistencën e shtetit të së drejtës në Shqipëri.

LIRONI TË BURGOSURIT POLITIKË NË SHQIPËRINË E 2020!